Aktualitet

Ekzekutimi i Lulëzim Vishës! Gëzhojat përkojnë me armën e gjetur në banesë, Eduart Lami: S’kemi konflikte

Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e 31-vjeçarit për të bërë më pas krahasimin.

F.I
Ekzekutimi i Lulëzim Vishës! Gëzhojat përkojnë me
Lulëzim Visha

TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Lulëzim Vishës. Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Gjithashtu i njëjti model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit. Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e 31-vjeçarit për të bërë më pas krahasimin.

Por në Gjykatën e Tiranës Eduart Lamit, djali i xhaxhait të Ervis Lamit, i cili u vendos në pranga gjatë hetimeve për vrasjen e postierit Lulzim Visha, ka mohuar të ketë patur një konflikt me viktimën. Gjykata e Tiranës ka caktuat masën arrest me burg për Eduart Lamin. Deri më tani Eduart dhe Ervis Lami akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje.

Eduart Lami: Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht, dhe nga ajo çfarë di unë, nuk kemi pasur konflikte.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lami në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në 'Postman'./ZËRI

Poll

MOS HUMB