
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 35 vite burg në mungesë për Jemin Sherën, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së Behar Sofias që u vra në vitin 2021 pranë shtëpisë së tij në Tiranë më datë 25 shkurt 2021. Sipas SPAK, Shera pasi ka marrë urdhër për të ekzekutuar Sofinë ka krijuar grup kriminal, me të cilin vëzhgoi viktimën për 6 muaj, deri në momentin kur e ekzekutoi atë. Viktima ishte një eksponent i krimit dhe njihej si "padroni i drogës", ndërsa në vitin 1998 ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik droge.
Për vrasjen e Sofisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi më 24 janar me 127 vite burg në total pesë të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë në vitin 2021. Togat e zeza të GJKKO kanë dënuar me 7 vjet burgim Ernejt Shytin, të penduarin e drejtësisë. Ndërsa Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi nga 30 vite burg. Ai u qëllua me pistoletë selenciator pranë ish-Piramidës./ZËRI