Aktualitet

Porositi dhe organizoi vrasjen e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën

SPAK e identifikoi Jemin Sherën, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ndërsa vrasja i ishte "besuar" Ernejt Shytin, teksa kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.

k.m.
Porositi dhe organizoi vrasjen e Behar Sofisë, nis gjykimi në
Behar Sofia

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të nisë të hënën gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, edhe pse në arrati. Shera, i dyshuar si një nga organizatorët dhe e vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, 2 vitë më parë më 25 shkurt. SPAK e identifikoi Jemin Sherën, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ndërsa vrasja i ishte "besuar" Ernejt Shytin, teksa kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.

Pas arrestimit, Shyti vendosi të flasë për drejtësinë dhe tregoi se si për vrasjen e ndodhur iu premtuan 50 milionë Lekë, por që nuk arriti t’i merrte. Në procesin, i cili po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Shyti rrëfeu për treshen gjykuese se si kishte nisur plani për ekzekutimin e Sofisë pas kërkesës së bërë nga Xhulio Visha, miku i tij.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit: Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB