
TIRANË- Dosja e grupit të Laert HaxhiuT, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur që prej datës 20 tetor dhe pritet të hetohet nga prokurori Behar Dibra. Raportohet se në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer për dy linja trafiku kokaine jashtë vendit tonë.
Kjo ka bërë që SPAK ti drejtohet me letërporosi disa vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë brenda ditës së hënë prokurori Dibra pritet të dorëzojë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) kërkesën për rivlerësimin e masave të sigurimit.
Tafani ka treguar edhe kodet e Sky ECC që janë përdorur nga grupi i Laert Haxhiut. Përpos 18 ngjarjeve kriminale që janë dokumentuar nga prokuroria e Ebasanit, Tafani ka folur edhe për krime të tjera. Dëshmitë e tij do të verifikohen nga hetuesit nëse lidhen me ngjarjet që kanë ndodhur dhe me proceverbalet që ka policia.
Operacioni “Never Forget”
Përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).
Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi./Zëri.ai