Aktualitet

2 makina përplasen në Rrugën e Kombit, njëra përmbyset! Disa të plagosur

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë njëra është përmbysur në mes të rrugës.

E.K
2 makina përplasen në Rrugën e Kombit, njëra përmbyset!
Pamje nga vendi i ngjarjes

MIRDITË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë njëra është përmbysur në mes të rrugës. 

2 makina përplasen në Rrugën e Kombit, njëra përmbyset!

2 makina përplasen në Rrugën e Kombit, njëra përmbyset!

Siç mund të shihet në pamjet e mësipërme makina është përmbysur në rrugë ndërsa pranë saj ka copa xhamash të thyer nga përplasja. Mësohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Blutë e qytetit verior s'kanë dalë ende me njoftim zyrtar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB