Aktualitet

U kap me kokainë, pranga 19-vjeçarit në Berat

Raportohet se kokaina, sasia e të cilës ende nuk është bërë e ditur u gjet në banesën e 19-vjeçarit në Drenovicë të Dimalit. Sasia është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

E.K

 

U kap me kokainë, pranga 19-vjeçarit në Berat
Foto ilustruese

 

BERAT- Haxhi Vrapi, 19 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Beratit këtë të dielë në kuadër të operacionit "Tempulli". Sipas Policisë riu u kap me kokainë të ndarë në doza gati për shitje. 

Raportohet se kokaina, sasia e të cilës ende nuk është bërë e ditur u gjet në banesën e 19-vjeçarit në Drenovicë të Dimalit. Sasia është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi H. V., 19 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Zëria.ai

Poll

MOS HUMB