Aktualitet

Berisha në betejë me SPAK, avokati zbulon ‘merakun’ e liderit demokrat

Gjokutaj tha se Berisha e ka telefonuar vetë dhe e ka lajmëruar për arrestimin e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi.

F.m
Berisha në betejë me SPAK, avokati zbulon ‘merakun’ e
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i cili po e mbron ndërkohë që është nën akuzë për ‘korrupsion pasiv’ lidhur me aferën e Partizanit kazbuluar se si është lidhur me liderin democrat. I ftuar në emisionin "Kjo Javë", Gjokutaj tha se Berisha e ka telefonuar vetë dhe e ka lajmëruar për arrestimin e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi. Avokati zbuloi dhe merakun e ish-kryeministrit dhe tha se ai dëshiron që çështja të trajtohet me kujdes dhe me një strategji të qartë.

“Vetë zoti Berisha më kontaktoi për të qenë avokati i tij. Më tha që jam në dijeni kanë arrestuar Abin. Jam avokati i tij bashkë me Sokol Mëngjesin. Unë Berishën e njoh prej vitit 1992. Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet. SPAK mbrohet duke thënë se nuk shkoi në parlament për shkak se detyrimi i paraqitjes nuk është heqje lirie. Ka një kontribut personal të kryeministrit që kjo çështjes të mbërrijë këtu ku ka mbërritur. Unë ndihem komod për një fakt, sepse pjesën politike më mirë se Berisha nuk di ta bëjë njeri, ndaj na lirohet koha për mbrojtjen juridike. Ai do jetë po kaq bashkëpunues me drejtësinë, por kur të vendoset kushtetutshmëria e këtij procesi. Çështjet në të cilat mplekset politika dhe iniciohen për qëllime politike, nuk mund t’u parashikohet shtrirja në kohë. Kemi një kundërshtar në proces, që duhet të shohim shpejtësinë me të cilën do ndjekë procesin. Vendimmarrja e Berishës asokohe ka qenë e vlefshme për shumë përfitues dhe jo vetëm për banorët e asaj zone, mes të cilëve edhe Malltezi,”- u shpreh Gjokutaj.

SPAK e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportive “Partizani”. Për këtë ndaj tij është ngritur akuza e korrupsionit, ndërsa për Malltezin është shtuar dhe ajo për pastrimin e parave. Për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha u konfirmua të hënën masa e sigurisë së arrestit me burg. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB