Aktualitet

Tragjedi në brigjet italiane, përmbytet varka me emigrantë, 5 të vdekur, 59 të zhdukur

Pesë trupat u gjetën në plazhin e Marinella di Selinunte, në zonën komunale të Castelvetrano (Trapani).

F.m
Tragjedi në brigjet italiane, përmbytet varka me emigrantë, 5
Foto Ilustruese

ITALI- Pesë emigrantë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa përpiqeshin të mbërrinin nga Afrika në brigjet italiane. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se varka me 95 emigrantë u përmbys pranë Siçilisë.

Pesë trupat u gjetën në plazhin e Marinella di Selinunte, në zonën komunale të Castelvetrano (Trapani). Dallgët i kishin nxjerrë në breg.

Autoritetet po kërkojnë trupa të tjere, pasi dyshohet seb ëhet fjalë për më shumë të vdekur. Në total janë 31 të mbijetuar nga 95 që mbante varka. 59 të tjerët rezultojnë të zhdukur.

Kërkimet vijojnë nga toka dhe deti, me mjetet e rojes bregdetare dhe të forcave të rendit e gjithashtu dhe me përdorimin e avionëve të Forcave Ajrore.

Poll

MOS HUMB