
ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Savona. Mediat italiane shkruajnë se shqiptare është konfliktuar me bashkëshorten për shkaqe xhelozie.
Gjatë konfliktit, ai i ka vendosur duart në fyt dhe ka tentuar ta mbysë, por kur ka kuptuar se ajo nuk po merrte frymë, ka kërkuar ndihmë. Gruaja, Aktualisht është në gjendje kritike dhe është shtruar në spitalin San Paolo.
Vetë 42-vjeçari ka rrëfyer para autoriteteve se kishte tentuar të mbyste 31-vjeçaren dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.
Shqiptari ka treguar se ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe për shkak të xhelozisë, i është sulur asaj. Kur e reja ka humbur ndjenjat, i frikësuar bashkëshorti ka telefonuar dhe ka kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. 42-vjeçari është transferuar në burg.