Aktualitet

Pjesë e dosjes “Shpirti”, ndërron jetë Artan Zyliftari, pësoi arrest kardiak në qeli

Stafi i ka dhënë fillimisht ndihmën e parë dhe më pas e kanë transferuar në spitalin e burgut pranë QSUT-së ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit, 31-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

F.m
Pjesë e dosjes “Shpirti”, ndërron jetë Artan
Të arrestuarit nga operacioni "Shpirti"

TIRANË- Artan Zyliftari, 31-vjeçari i arrestuar dhe i akuzuar si pjesë e skemës së trafikut ndërkombëtar të drogës që u zbuluar nga operacioni “Shpirti” ka ndërruar jetë sot. Në një njoftim, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se Zyliftari ka vdekur sot, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Zyliftari ndodhej në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, dhe ishte vendosur në sektorin 1, godina B e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”.

Por, këtë mesditë, rreth orës 15:12 punonjësi i sigurisë në detyrë është njoftuar nga të paraburgosurit e dhomës se Zyliftari kishte shqetësime shëndetësore. Stafi i ka dhënë fillimisht ndihmën e parë dhe më pas e kanë transferuar në spitalin e burgut pranë QSUT-së ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit, 31-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar. Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë. Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme. Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti” dhe përse akuzohen?

Donial Droli, Maringlen Shusha, Elton Hamzai dhe Fiqiret Seferi ishin personat që me dëhsmitë e tyre zbardhën skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në pranga u vunë dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, prokurori Maksim Sota, Saimir Kurti, ish-shefin e Trafiqeve, Ilirjan Balla, Aleks Memaj, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni Kushi, Mariglen Çaçi, Aleksandër Neço, Çezar Xhomemo, Shkëlzen Kamberi, Malton Lleshi, Luan Zyliftari, Artan Zyliftari, Geri Zyliftari, Erind Zyliftari, Ilir Gaba, Festim Lelaj, akuzohen se kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas SPAK, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. Prokurori Maksim Zota, akuzohet se kishte lidhje me Ilirjan Duçellarin (Zaimi), i arrestuar në Shqipëri), madje kishte një shtëpi me qira, të paguar prej tij, ku jetonte me njërin nga të penduarit, Maringlen Shusha. 

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se kanë qenë organizatorët e trafikut, ku sipas hetimit, ata trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Poll

MOS HUMB