Aktualitet

Vrasja e Ramazan Mataj, Gjykata Apelit lë në burg dy vëllezërit Hasaj

Dy vëllezërit akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Zeri
Ramazan Mataj

SHKODËR-Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, që ekzekutuan Ramazan Matajn më 4 janar në fshatin Dragoç. Dy vëllezërit akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Klisman Hasaj apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shhkodrës, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por kjo u rrëzua nga gjyqtari Fatri Islamaj.

Arjon Hasaj dëshmoi se e vrau 33-vjeçarin se ai ka shkatërruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit i ka dërguar video intime. Ndërsa vëllai i tij, Klisman siguroi kushtet për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit. Pavarësisht akuzave, ai nuk e ka pranuar krimin duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi./ZËRI

Poll

MOS HUMB