Aktualitet

Zbulohet “fole” prostitucioni në Vlorë, shpallen në kërkim dy tutoret nga Ukraina dhe Rusia

Në kërkim janë shpallur dy tutore një 35-vjeçare nga Ukraina dhe një 31-vjeçare nga Rusia, të cilat shfrytëzonin për prostuticion dy të huaja.

I.F
Zbulohet “fole” prostitucioni në Vlorë, shpallen në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një “fole” prostuticioni është zbuluar në Vlorë. Policia bën me dije se ka ndërhyrë në një ambient të marrë me qira që ishte përshtatur për ushtrimin e prostuticionit. Në kërkim janë shpallur dy tutore një 35-vjeçare nga Ukraina dhe një 31-vjeçare nga Rusia, të cilat shfrytëzonin për prostuticion dy të huaja.

Policia po vijon me punën për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të të cilit u shpallën në kërkim shtetaset:

* Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë;

* K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.

Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB