Aktualitet

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili do rigjykohen për vrasjen e Gerti Lalës

Në këto kushte Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë do të rishqyrtojë edhe njëherë të gjithë çështjen.

k.m.
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili do rigjykohen për vrasjen e Gerti Lalës
Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Ishin 15 vjeç atë kohë, por dosja e vjetër është rihapur për Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Dy të dënuarit me burg përjetë do të rigjykohen për atë që mund të ketë qenë vrasje e tyre e parë, ekzekutimi i Gerti Lalës, i njohur gjithashtu me nofkën "Iriqi". Ish-anëtari i bandës së Lushnjës u vra në 2010. Për ngjarjen, të dyshuar kryesorë u morën Haxhiu dhe Bilbili, por të dy fituan pafajësi në thuajse të gjitha shkallët e gjyqësorit. Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë i dhënë në Korrik të 2019, u prish nga Gjykata e Lartë në Janar të këtij viti.

Në këto kushte Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë do të rishqyrtojë edhe njëherë të gjithë çështjen.

Asokohe, Prokuroria e Vlorës duke marrë dëshmi, përgjime telefonike dhe ambientale kërkoi dënimin e të miturve për "vrasje me paramendim", por kërkesa e hetuesëve u rrëzua si nga Gjykata e Shkallës së Parë edhe Apeli. Tashmë, dosja do të gjykohet në Tiranë.

Aktualisht, si Laert Haxhiu, edhe miku i tij i ngushtë Orges Bilbili ndodhen në qeli, pasi janë dënuar me burg përjetë për ngjarjën e vitit 2017, e ashtuquajtur masakra e Lushnjes. Përveç masakrës ku u vranë 2 persona, Haxhiu është duke u gjykuar edhe për disa ngjarje të tjera kriminale në vend. Për këto çështje, pafajësinë e kërkon nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB