Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, prefektura bën bilancin: 440 shtëpi të prekura

Jani tha se banesat private do të përfitojnë nga dëmshpërblimet.

I.F
Përmbytjet në Durrës, prefektura bën bilancin: 440
Banesa e prekur nga përmbytjet

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në qytetin e Durrësit, ku si pasojë qindra banesa ishin nën ujë. Sipas Prefektit të Durrësit, Emiljan Jani 440 banesa janë përmbytur, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta.

Sipas tij pritet që në ditët në vijim të ngrihet një grup i posaçëm pune që do të llogaris shumën e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjete. Jani tha se banesat private do të përfitojnë nga dëmshpërblimet.

Faktori kryesor i përmbytjeve në qytetin e Durrësit ka qenë bllokimi i kanaleve që të cilat ishin të papastruara. Qytetarë të shumtë kanë humbur shtëpitë e tyrë, të cilët kanë apeluar që për shkak të prezencës së ujit dhe dherave, ata kanë qenë të detyruar të dalin nga banesat./ZËRI

Poll

MOS HUMB