Aktualitet

Përmbytjet në Durrës! Të paktën 273 banesa të dëmtuara

Mësohet se vetëm gjatë ditës së premte (31 janar) janë verifikuar 173 shtëpi

F.I
Përmbytjet në Durrës! Të paktën 273 banesa të
pamjet nga ngjarja

DURRËS- Rrebeshet e shiu kanë shkaktuar përmbytje në Durrës, duke krijuar problematika të shumta në disa zona të qytetit. Qindra banesa në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë burgut janë të dëmtuara pas reshjeve të dendura të shiut. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në Facebook. 

Mësohet se vetëm gjatë ditës së premte (31 janar) janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273. Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.

Moti i keq me reshje të dendura shiu solli sërish përmbytje në vend. Përveç Durrësit ku situata u raportua më kritike, probleme pati edhe në Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB