Aktualitet

Akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes Xhuana Nikollin, burg për Eraldo Fizin, dëshmia: E dhunova vetëm një herë, 1 ditë para...

Fizi u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

zh.ll
Akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes Xhuana Nikollin, burg për Eraldo
xhuana nikolli-eraldo fizi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares e cila i dha fund jetës pas dyshimeve për dhunë nga ish-partneri. Fizi u paraqit sot para gjykatës, ku u njoh me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij.

Sipas burimeve, Fizi e ka pranuar se ka ushtruar dhunë vetëm në një rast ndaj Xhuana Nikollit, një ditë para ngjarjes dhe jo sistematikisht. Ai ka rrëfyer versionin e tij se konfliktet mes tyre kishin ndodhur për shkak të xhelozisë, por sipas tij, ishin në tentativa për t'u pajtuar. 

Eraldo Fizi u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes. Mësohet se 25-vjeçari u vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë pas bashkëpunimit të autoriteteve me familjarët edhe avokatin e tij. 

Autoritetet dyshojnë se ish-bashkëshorti i të ndjerës, ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e shtyrë t’i japë fund jetës. I riu 25-vjeçar dyshohet se u riktheu nga jashtë shtetit më 9 mars, dhe i shkoi në banesë ish-bashkëshortes, ku ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë. Xhuana Nikolli u vetëvra një ditë më pas, mëngjesin e 10 marsit dhe i la një letër prindërve.

Dyshja kishin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në verën e vitit 2025, por pas tre muajsh u divorcuan pas konflikteve të vazhdueshme. Nuk dihet nëse gjatë martesës, ka pasur edhe historik të dhunës në familje. Prindërit e Xhuana Nikollit kanë bërë kallëzim në polici ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke e akuzuar se dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar prej tij e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes. Edhe gjatë ekzaminimit të trupit të pajetë të 25-vjeçares, janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB