Aktualitet

KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të publikuar detaje nga dosja

Në pikën 14 të nenit 103, thuhet se palët e treta veçanërusht, gazetarët dhe media që kanë të dhëna nga një sekretit hetimor, nuk mund t’i publikojë ato pa marrë më parë leje nga gjykata e shkallës së parë.

F.I
KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ndryshimet e reja në rreth 105 nene në Kodin e Procedurës Penale prekin edhe mediat dhe gazetarët, ku me propozimet e reja kufizohet raportimi lidhur me çështjet hetimore. Konkretisht me ligjin e ri në nenin 103: Ndalohet  publikimi i akteve dhe i pamjeve të procedimit penal.

Neni përcakton se ndalohet shpërndarja, apo publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të procedimit penal që janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, si dhe i përmbajtjes së tyre, nga organet proceduese, i pandehuri dhe mbrojtësi, viktima ose trashëgimtarët e tij, si dhe nga ekspertët ose persona të tjerë që kanë marrë dijeni mbi aktet për shkak të cilësive të tyre zyrtare. Drafti parashikon edhe ndalimin e akteve hetimore paraprake që nuk janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, ndërkohë që parashikohen mekanizma ankues për viktimën dhe penalizues për shkelësit.

Por në pikën 14 të nenit 103, thuhet se palët e treta veçanërusht, gazetarët dhe media që kanë të dhëna nga një sekretit hetimor, nuk mund t’i publikojë ato pa marrë më parë leje nga gjykata e shkallës së parë.

"Regjimi i parashikuar nga ky nen për palët e treta zbatohet edhe për dokumentet që tashmë kanë në zotërim. Në rastin e të tretëve dhe veçanërisht gazetarëve, mediave, që zotërojnë tashmë të dhëna që bien në regjimin e këtij neni, ata mund t’i kërkojnë gjykatës kompetente të shkallës së parë autorizimin për publikimin e të dhënave. Gjykata kompetente shqyrton kërkesën duke u mbështetur në rrethanat konkrete të rastit, në parimin e proporcionalitetit, si dhe duke vlerësuar barazpeshën ndërmjet ruajtjes së integritet të procedimit penal, të drejtave të palëve në proces, si dhe të drejtës për informim të publikut. Ndaj vendimit të gjykatës mund të ushtrohet ankim sipas rregullave të këtij kodi. Në çdo rast, publikimi nuk mund të kryhet pa autorizimin gjyqësor,"-thuhet në draft.

KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të

Nëse një gazetar publikon një informacion për interes të madh publik, edhe nëse gjykata nuk e lejon, do të ndiqet penalisht.

Në nenin 104 thuhet se çdo person që, si pasojë e shkeljes së mësipërme, i shkakton dëm një personi tjetër, mban përgjegjësi civile për shpërblimin e dëmit të shkaktuar, ndërkohë që mund të ndiqet edhe penalisht. Neni nuk e përjashton gazetarin nga ky parashikim.

KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të

Poll

MOS HUMB