Aktualitet

Dritan Dajti kërkon me çdo kusht lirimin! Tjetër ‘manovër’ ligjore për të dalë nga qelia

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani

E.K
Dritan Dajti kërkon me çdo kusht lirimin! Tjetër
Dritan dajti

TIRANË- Dritan Dajti nuk ka ndërmend që të dorëzohet, duke bërë kërkesa të njëpasnjëshme për lirimin e tij nga burgu, pavarësisht të vendimit të Gjykatës së Lartë, që riktheu për të dënimin e përjetshëm, për vrasjen e 4 efektivëve të policisë. Pas kërkesave në drejtorinë e burgjeve, se po mbahet në burg përtej afateve ligjore, së fundi ai ka bërë një tjetër kërkesë për lirim në Gjykatën e Elbasanit.

Përmes avokatëve, Dajti kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësua për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që është dhënë në Korrik 2014, që e la atë në burg përjetë.

Dritan Dajti kërkon me çdo kusht lirimin! Tjetër
dokumenti

Sipas Dajtit, ky vendim është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Po sipas pretendimeve të Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Në 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e dënuar përjet, për vrasjen e 4 policëve. Ndërkohë, më herët Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesë për lirim nga qelia, pasi, sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite dhe se prej 17 gushtit 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB