Aktualitet

Sterilizimi/ Mjeku Mersini para Komisionit Hetimor: Na u duk mirë! Hetimet e SPAK? Të keqen e Enverit...

Mersini ka nisur fjalën e tij në Komision duke u shprehur se nuk ka asnjë pendesë për vendimin e koncensionit.

k.m.
Sterilizimi/ Mjeku Mersini para Komisionit Hetimor: Na u duk mirë! Hetimet
Petref Mersini

TIRANË- Petref Mersini, një nga anëtarët e Komisionit për Vlerësimin e Ofertave po dëshmon para Komisionit Hetimor për koncensionet e dhëna për Sterlizimit dhe Check-up. Mjeku Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, ka nisur fjalën e tij në Komision duke u shprehur se nuk ka asnjë pendesë për vendimin e koncensionit.

Petref Mersini: Jam nisur për të rregulluar cilësinë e shërbimit. Na u duk koncensioni si mënyra më e mirë. U mendua dhe u konceptua se është rruga më e drejtë. Na u duk edhe si inovacion. Po të jetë për mua, ky edhe një vit ka edhe mbaron, por po të jem unë ia rekomandoj që edhe ministrja e re ta vazhdojë koncensionin. Kemi 7 vjet që merremi me Prokurorinë, sikur jemi kriminela. Thonë e ke referencën shumë të lartë. Ne ashtu e menduam, aq sa dinim. Kërko këtej, kërko andej. Na u duk rruga më e drejtë. Ne na kanë thirrur Prokuroria e Tiranës, na morën Krimet e Rënda. E ka marrë SPAK-u ka 3 vjet dhe nuk po e mbyll, sa i thashë herën e fundit, po mbylleni more se na morët shpirtin. Për çfarë na mbani? O na mbani brenda, o na nxirrni jashtë. Këtu është të thuash të keqen e Enverit. Një muaj të bënte gjyqin të fuste brenda.

Pas tij, në pyetje do të merret anëtarja tjetër e Komisionit, Naile Abazi dhe Saimir Kadiu, një nga drejtuesit ekonomikë të Ministrisë së Shëndetësisë. 

KOMISIONI LIVE: 

Poll

MOS HUMB