
FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 vjet burg tre persona nga fshati Cakran pasi në banesën e tyre Policia e Shtetit zbuloi dhe sekuestroi 34 pako më kanabis dhe 500 gramë me kokainë. Në pranga përfunduan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale u shpall në kërkim dhe ende nuk është kapur.
Por si u zbulua "grupi"?
Droga që presohej në Cakran, dërgohej për t'u trafikuar në Greqi. Bisedat telefonike kanë nxjerrë disa persona që bisedonin për paketim të drogës. Kështu, Prokuroria lëshoi autorizimin për të kontrolluar banesën e Mehmetajt.
Grupi "armikun" duket se e kishte në mesin e tyre!
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno shkruan se njeriu që ka ndihmuar Policinë për identifikimin e drogës ishte gruaja e Eduart Mehmetajt, Elsa Mehmetaj. Kjo e fundit shkoi në Polici dhe deklaroi se makina “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike ishte e bashkëshortit të saj.
Madje tregoi se në fakt makinën nuk e kishte blerë vetë, por disa "shokë". Për këta të fundit tha se nuk i njihte.
“…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar. Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë… Me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahajn, i cili është fqinj i lagjes ku banojnë."
Në përfundim të hetimeve dhe gjykimit, të tre të përfshirët në trafikun e drogës janë dënuar gjithsej me 20 vite heqje lirie./ZËRI