Aktualitet

DETAJE nga operacioni i SPAK-Bllokohet biznesi i makinave 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj

Masa e sigurisë për Shehun dhe Shtufin nuk është ekzekutuar pasi ndodhen jashtë vendit.

F.I
DETAJE nga operacioni i SPAK-Bllokohet biznesi i makinave 'Top Seven',
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave, ku në total janë lëshuar 20 masa sigurie, mes tyre edhe biznesmenë. Mes 20 masave të sigurisë, ku mësohet se masë është lëshuar edhe për biznesmenët Edmond Jaupi dhe Orges Birçaj. 

Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orges Birçaj.

Ndërkohë në pranga, është vendosur biznesmeni, Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (ky i fundit përmendej edhe në dosjen e Ballukut). Masa e sigurisë për Shehun dhe Shtufin nuk është ekzekutuar pasi ndodhen jashtë vendit. Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB