TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion kundër një grupi kriminal. Në kuadër të aksionit mësohet se janë lëshuar 20 masa sigurie, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha.
Dyshohet se këto aktivitete janë kryer në kuadër të një strukture të organizuar kriminale, e cila ka operuar për një periudhë të gjatë. Në kuadër të hetimit është arrestuar biznesmeni Orest Stofa, ndërsa në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë shtetit. Ndaj Shehut dhe Shtufi është dhënë masa e arrestit me burg, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar të detajuar, ndërsa detaje të reja priten në përfundim të operacionit./ZËRI