Aktualitet

DETAJE nga krimi në Shkodër, çifti bashkëjetonin prej 5-vitesh, 44-vjeçarja nënë e tre fëmijëve

44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.

F.I
DETAJE nga krimi në Shkodër, çifti bashkëjetonin prej
Kol Manaj dhe Anila Prendushi

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44 vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.

Çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh.

44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.

Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB