
SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Shkodër. Kol Manaj, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, Anila Prendushi dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë. Vajza është dërguar në spital në gjëndje të rëndë. Mësohet se brenda në automjetin ku u gjetën trupat, është gjetur edhe arma e krimit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po sekuestron kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë./ZËRI