Aktualitet

Plagosi 24-vjeçarin/ Arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, lëvizte me pistoletë

Gentian Mithi akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen "Salo Halili", ka qëlluar me armë zjarri 24-vjeçarin Jaser Osmani

F.I
Plagosi 24-vjeçarin/ Arrestohet 47-vjeçari në Shkodër,
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Gentian Mithi 47 vjeç është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Ai u kap në rrugë me një pistoletë me municion luftarak, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkodrës.

Gentian Mithi akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen "Salo Halili", ka qëlluar me armë zjarri 24-vjeçarin Jaser Osmani, duke e plagosur në këmbë, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB