Aktualitet

Maskara e Dobraçit/ Policia aksion blic në Shkodër! RENEA mësyn në banesën e Safet Bajrit

Aksioni ka nisur që në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm. 

F.I
Maskara e Dobraçit/ Policia aksion blic në Shkodër! RENEA
Masakra e Dobraçit

SHKODËR-Policia ka nisur një aksion blic në qytetin e Shkodrës lidhur me atentatin mafioz në Dobraç, ku u ekzekutuan Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Aksioni ka nisur që në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas raportimeve Forcat RENEA ndodhen aktualisht te shtëpia e Safet Bajrit, i cili pritet të shoqërohet dhe merret në pyetje. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Dy prej të dyshuarve në lidhje me atentatin ndodhen në burgun e Reçit. Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshanit do u komunikohet mase e re në Burg për Dobraçin, pasi ndodheshin të arrestuar për vepra të tjera penale.

Ky është aksioni i dytë që zhvillohet në lagjen Shkodër, ku më 14 dhjetor të 2024 u ushtruan kontrolle në lagjen Kiras, Rus, Dergut apo edhe fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër. Gjatë aksionit janë sekuestruar armë zjarri dhe pesë mjete të blinduara Në banesën e Safet Bajrit u sekuestruan 19 mijë euro, para që janë gjetur në një arkë kursimi të të bijës, 2 telefona, celulari i tij dhe i bashkëshortes së tij.

Masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit, kur 4 persona i zunë pritë automjetit në të cilin po udhëtonte Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës dhe një person i tretë që është përfolur të ketë qenë vetë Ibrahim Lici, i cili mendohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit. Megjithatë, kjo e dhënë nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

Kjo masakër u kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Hamza Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB