
SHKODËR- Jaser Osmani, 24-vjeçari që mori një plumb në këmbë në Shkodër u përlesh me autorin për vizat e bardha. Osmani po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vizat e bardha, ndërsa 46-vjeçari Gnetian Mithi që tashmë është shpallur në kërkim, po kalonte me automjet.
I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre dhe Mithi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Osmanit. 24-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër dhe e shpalli në kërkim.