Aktualitet

Detaje nga atentati në Laç: Viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj, dyshohet një konflikt i mëparshëm mes tyre

Ndërkohë, policia po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorin e dyshuar për t’u larguar pas krimit.

zh.ll
Detaje nga atentati në Laç: Viktima dhe autori i dyshuar ishin
vendngjarje

LAÇ- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar 40-vjeçari Emiljan Suti.

Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes, 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ndodhej në këmbë dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte, kur është qëlluar me shtatë plumba. Mësohet se ndaj 40-vjeçart është hapur zjarr sapo kishte zbritur nga automjeti i tij i parkuar dhe pasi ka tentuar të largohet është ndjekur dhe është qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Autori i dyshuar, Emiljan Suti alias Artur Suti, dyshohet se ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Ndërkohë, policia po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorin e dyshuar për t’u larguar pas krimit.

Po sipas burimeve, rezuton se viktima dhe autori ishin fqinj, pasi banonin në të njëjtën zonë. Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Në kuadër të hetimeve, në komisariat janë shoqëruar nëna dhe vëllai i Emiljan Sutit, ndërsa kontrollet për kapjen e tij vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB