Aktualitet

Zbardhet atentati në Laç ku u vra Ilir Lika, Policia: Autori me precedent kriminal, i arrestuar në Belgjikë (EMRI)

Ai është dënuar më parë me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent për armëmbajtje pa leje.

zh.ll
Zbardhet atentati në Laç ku u vra Ilir Lika, Policia: Autori me
autori i krimit-vendngjarje

LAÇ- Policia ka zbardhur vrasjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kurbin, ku viktimë mbeti shtetasi Ilir Gjini, ndërsa ka identifikuar autorin kryesor të dyshuar të ngjarjes.

Aautori i dyshuar është identifikuar si Emiljan (Artur) Suti, 40-vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se 40-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Ai është dënuar më parë me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu, sipas Policisë, Suti rezulton i arrestuar edhe në Belgjikë për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë, për kapjen e tij janë angazhuar, krahas Policisë vendore, edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet në terren vijojnë intensivisht.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin.

Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.

Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB