Aktualitet

Deri në 70 mijë lekë PLUS! Rriten pagat në FA, ja kategoritë që përfitojnë!

Konkretisht, shtesa për kushte të veçanta pune për FA të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes shkon nga 13 mijë në 20 mijë lekë.

F.m
Deri në 70 mijë lekë PLUS! Rriten pagat në FA, ja
Foto Ilustruese

TIRANË- Deri në 70 mijë lekë shtesë mbi pagë do të jetë vlera që do të përfitojnë disa kategori në Forcat e Armatosura. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili është shprehur se Forcat e Armatosura po vlerësojnë profesionistët në uniformë, si dhe ka ardhur nevoja për të pasur ushtarakë të mirëpaguar, mirëstërvitur e mirëpajisur.

Konkretisht, shtesa për kushte të veçanta pune për FA të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes shkon nga 13 mijë në 20 mijë lekë.

Ndërsa për Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit shtesa shkon nga 35 mijë në 40 mijë lekë.

Nga ana tjetër, efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike përfitojnë një shtesë që shkon nga 50 mijë në 70 mijë lekë.

 “Efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi,”-  tha Vengu.

Poll

MOS HUMB