Aktualitet

Daja i Zegjine Çaushit e rrëmbeu dhe e dhunoi, 34-vjeçarja: Deputetja ishte në dijeni, i erdhi në shtëpi dhe tha...

Ajo pretendon se gjatë marrëdhënies ka përjetuar dhunë fizike dhe seksuale, si dhe kërcënime të vazhdueshme.

zh.ll

Daja i Zegjine Çaushit e rrëmbeu dhe e dhunoi, 34-vjeçarja:

TIRANË- Një ditë pas raportimit të ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku Bledar Bakaj u arrestua pasi dyshohet se dhunoi dhe plagosi me drapër babain e ish-bashkëjetueses së tij, ka folur edhe ish-partnerja e tij, Merita Gremaj.

Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Gremaj ka rrëfyer versionin e saj për marrëdhënien me ish-partnerin, i cili është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi. Ajo pretendon se gjatë marrëdhënies ka përjetuar dhunë fizike dhe seksuale, si dhe kërcënime të vazhdueshme.

Madje, sipas rrëfimit të saj, i është ofruar ndihmë, por situata ka marrë tjetër drejtim, teksa rrëfen disa episode të dhunës siç ajo pretendon.

“Erdhi me sëpatë, erdhi vetëm por makinën e kishte lënë pak më larg. Bledari tha se do të më gjente punë, tha e kam vajzën e hallës dhe mbesën, doja ilaçe për babanë dhe nënën edhe për vete jam me alergji. Gjithmonë e kam takuar me babanë. Më thoshte do të gjej një punë unë gëzoja se do të merrja një rrogë e do të kisha mundësi të blija ilaçet e babait. Më tha do të të ndihmoj pa interes. Më çoi tek një doktor, me përparëse, më ta ky do të të vizitojë. Pastaj më mori më futi në makinë dhe telefonoi babanë i tha kemi marrë ambulancën. Por ajo nuk ishte ambulancë, më mori më çoi në Levan, më futi nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më pas më çoi tek e motra, ku e kam gdhirë tërë natën jashtë. Më ka dhunuar, më ka çuar në varreza, më tha ky është vendi yt, këtu do të hysh E merrnin njerëzit dhe i thonin lere të ikë, më thoshte vetëm vdekja. Më çoi në komisariat dhe më mësoi se çfarë duhet të thoja”, tha ajo.

Gremaj shprehet se aktualisht po përballet me një situatë të vështirë dhe se ka nevojë edhe për ndihmë psikologjike.

“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj.

Ajo ka folur edhe për deputeten Zegjine Çaushi, duke theksuar se ajo nuk është përgjegjëse për këtë histori. Madje, ajo rrëfen edhe një episod ku vetë deputetja i kishte shkuar në shtëpi 52-vjeçarit, dajës së saj, por ky i fudndit e kishte përzënë nga banesa.

“Është daja e Zegjinës. Kam takuar edhe Zegjinën pas dy ditësh. Nuk ka faj ajo. Erdhi tek shtëpia dhe ai e përzuri. ‘Do të na fusësh në telashe’, i tha. Nuk ka faj ajo, sepse as unë nuk mbaj përgjegjësi për dajën”, është shprehur 34-vjeçarja. 

Ngjarja ndodhi në Suk të Roskovecit, 52 -vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babanë e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit. Siç bëri me dije Policia, i lënduari Enver Gremaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoi Bledar Baka, u arrestua gati 30 minuta pas ngjarjes. 52-vjeçari u arretua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”./ZËRI

Poll

MOS HUMB