Aktualitet

Krim brenda familjes në Kavajë! Vëllai vret vëllanë, policia: Ndodheshin në arë, pranga 76-vjeçarit (EMRAT)

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi M. Rr., 76-vjeç, ka goditur me thikë vëllain e tij, E. Rr., 74-vjeç.

zh.ll
Krim brenda familjes në Kavajë! Vëllai vret vëllanë,
foto ilustruese

KAVAJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një konflikt familjar ka përfunduar në tragjedi. Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezër, janë konfliktuar teksa ndodheshin në një arë.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi Muhamet Rreshka 76-vjeç, ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka 74-vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra., ndërsa 76-vjeçari është arrestuar nga policia. 

Njoftimi:

Kavajë/ Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB