TIRANË- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë mbrëmjen e sotme juglindjen e vendit, të shoqëruara me aktivitet të shtuar elektrik dhe rrufe në disa zona.
Reshjet intensive kanë krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor, pasi ulja e ndjeshme e shikueshmërisë ka detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes më të madh.
Në disa qytete të juglindjes janë raportuar edhe shkarkesa të shumta rrufesh, ndërsa fenomeni atmosferik ka zgjatur për disa minuta. Megjithatë, deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo incidente të rënda si pasojë e motit të keq.
Situata mbetet nën monitorim, ndërsa pritet që kushtet atmosferike të vijojnë të jenë të paqëndrueshme në disa zona të juglindjes së vendit./ZËRI