Aktualitet

Braçe reagon pas përplasjes me Arvina Lleshin: Po ju tregoj të vërtetën për atë që ndodhi (VIDEO)

Braçe e ka shoqëruar reagimin me pamje nga kamerat e zonës duke e cilësuar publikimin si një sqarim për mediat dhe portalet lidhur me atë që ka ndodhur gjatë takimit.

M.K.
Braçe reagon pas përplasjes me Arvina Lleshin: Po ju tregoj të
ERJON BRACE


TIRANË- Deputeti Erjon Braçe ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale pas përplasjes së një dite më parë me Arvina Lleshin, gjatë një takimi me banorët pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë.

Braçe e ka shoqëruar reagimin me pamje nga kamerat e zonës duke e cilësuar publikimin si një sqarim për mediat dhe portalet lidhur me atë që ka ndodhur gjatë takimit.

“Një sqarim përmes videove të kamerave në takim, për portalet dhe mediat serioze që nuk bëjnë as minimumin për të ditur të vërtetën”, shkprehet Braçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Deputeti pretendon se para nisjes së takimit, Lleshi ndodhej pranë vendit ku ai ishte duke zhvilluar takimin dhe se, pas një komunikimi fillestar, ai e ka ftuar të afrohej dhe të merrte pjesë në bisedën me banorët.

Sipas versionit të Braçes, Lleshi qëndroi në takim dhe dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, ndërsa ai vijoi mbledhjen me banorët e zonës.

“Dje kisha lajmëruar një takim me disa blloqe rreth shkollës ‘Vasil Shanto’, për të bërë atë që bëj çdo ditë – dëgjim, shënim, rekomandim, ndjekje, zgjidhje”, shprehet deputeti.

Braçe thotë se gjatë takimit ka marrë 42-43 ankesa dhe shqetësime nga rreth 38 banorë, të cilat, sipas tij, do t’u përcillen institucioneve përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.

Për sa i përket momentit të tensionimit të situatës, Braçe pretendon se rreth orës 18:00 Lleshi ka humbur qetësinë dhe ka nisur të shajë e të fyejë disa prej personave të pranishëm.

“Kam reaguar unë disa herë, pastaj njerëz që ishin krejt të rastësishëm aty, për herë të parë, për shkak të takimit; askush nuk është zënë, askush nuk e ka fyer e ofenduar” deklaron Braçe.

Deputeti thotë gjithashtu se disa prej të pranishmëve kanë tentuar ta qetësojnë situatën, duke sjellë edhe shembuj të mënyrës se si është menaxhuar momenti i tensionuar.

Në reagimin e tij, Braçe kundërshton edhe pretendimin e Lleshit se ishte pa punë duke deklaruar se ajo ushtron aktivitet dhe siguron të ardhura prej tij.

Në fund të reagimit, deputeti i referohet edhe akuzave të drejtuara ndaj tij gjatë përplasjes duke thënë se është cilësuar si pjesë e një grupi oligarkësh.

Reagimi i Erion Braçes:

E vërteta për takimin tim dje;

por edhe për Arvinën, grupin e saj teknik, sharjet, fyerjet, mallkimet ndaj njerëzve në takim!

(Një sqarim përmes videove të kamerave në takim, për portalet dhe mediat serioze që nuk bëjnë as minimumin për të ditur të vërtetën)

1.      Dje kisha lajmëruar një takim me disa blloqe rreth shkollës “Vasil Shanto”, për të bërë atë që bëj çdo ditë – dëgjim, shënim, rekomandim, ndjekje, zgjidhje.

2.      Para se të niste takimi, e njohura si Arvina Lleshi, bashkë me grupin e saj që e tutelonte në terren dhe një tjetër në telefon, nisi të thërriste nga matanë rrugës.

3.      E kam ftuar të afrohet, ka ardhur pa bërtitur, kemi shkëmbyer përshëndetje, e kam pyetur për shëndetin – nisur nga ç’kish ndodhur ditë më parë, më tha që kishte ardhur për mua; e kam ftuar të vijë në takim e të dëgjojë, të mos thërrasë nga rruga; është bindur, ka ardhur, ka ndenjur, ka ikur, ka ardhur përsëri, ka ndenjur nëpër stola, është bërë pjesë e takimit;

ja ku e keni, shihni kamerat rreth takimit, është Arvina, shoqja e saj, unë që e ftoj të vijë në takim, shokët e saj).

4.      Unë kam marrë gjatë takimit 42-43 ankesa, shqetësime, halle personale dhe komunitare nga 38 banorë; nga e hëna nisen në institucione për përgjigje, zgjidhje që njerëzit presin; Arvina i dëgjoi sa mundi qetësisht, për shkak se ai që e tutelonte nga telefoni i shkruante pa pushim.

5.      Pranë orës 18:00 e humbi qetësinë dhe hyri në rol; nisi të shajë, të fyejë, madje deri të mallkojë njerëzit që ishin aty dhe që deri në atë moment, jo vetëm kishin treguar hallet, por edhe kishin shprehur pakënaqësi e kritika.

6.      Kam reaguar unë disa herë, pastaj njerëz që ishin krejt të rastësishëm aty, për herë të parë, për shkak të takimit; askush nuk është zënë, askush nuk e ka fyer e ofenduar; madje disa janë sjellë si prindër me të, prindër të dashur, as të dhunshëm e as vrasës – apo jo, Arvina; dikush i dha çamçakëz për të bërë poza, dikush karamele për hapje fyti, dikush monedha për kafe, për t’u qetësuar.

Arvina tha që ishte pa punë, por Arvina është në punë, këtë punë që e bën çdo ditë dhe ka të ardhura prej saj.

Disa fjalë më shumë dje, një kor që në nisje, ma bëri pjesë të një oligarku kellire, më i madhi sot në politikë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB