Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar

Në pranga ka rënë Agim Xhixha banues në Larushk të Sipërm, Fushë-Krujë i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burgim.

M.K.
I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë
FOTO

KRUJË- Një 41-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga Policia e Krujës pas një operacioni të zhvilluar për lokalizimin e tij.

Në pranga ka rënë Agim Xhixha banues në Larushk të Sipërm, Fushë-Krujë i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burgim.

Sipas policisë Xhixha është dënuar për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim'

Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar 'Larushku' i finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë pas informacionit mbi vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim.

Pas kapjes materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB