Aktualitet

Berisha u ndan dosjen e Çyrbjes gazetarëve, thirrje SPAK: Kush është Olsi?

Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha kërkon të dijë se kush është personi me emrin "Ols" që del në përgjimet e çkoduara të aplikacionit "SkyECC".

k.m.
Berisha u ndan dosjen e Çyrbjes gazetarëve, thirrje SPAK: Kush
Sali Berisha

TIRANË- Ashtu siç e lajmëroi pak ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha i ka ndarë gazetarëve një pjesë të dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha kërkon të dijë se kush është personi me emrin "Ols" që del në përgjimet e çkoduara të aplikacionit "SkyECC". Ndaj edhe sot, kryedemokrati kërkon një përgjigje nga SPAK; kush është Olsi?

Berisha u ndan dosjen e Çyrbjes gazetarëve, thirrje SPAK: Kush
Dokumenti që u dha Berisha gazetarëve

Berisha: Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi. Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon. Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Por Olsi Dado nuk është. Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi. Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë. A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër? Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty. Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen. Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen. Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani. Ja ku e keni. Në këtë rast nuk është Dado. Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh. Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin. Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar. Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit.

Mbrëmjen e djeshme, pas vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ka pasur një përplasje mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha postoi një foto të autorit të vrasjes, Julian Gjoshi, duke pretenduar se ishte arrestuar dhe liruar nga prokurori Olsi Dado, që është pjesë e strukturës së Posaçme. I menjëhershëm ishte reagimi nga SPAK. Sipas SPAK, deklarata e Berishës është e pavërtetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB