
FOTO ILUSTRUESE
MURIQAN- Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në pikën kufitare të Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Athina. I riu ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi dyshohet për mbajtjen pa leje të mjeteve shpërthyese, vepër penale kjo që dënohet deri në 20 vite burg.
“Në komunikim ndërmjet oficerëve të Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, njofton policia. /ZËRI
Poll