Aktualitet

Në kërkim të Julian Gjoshit! Policia ushtron kontrolle në Tiranë, Durrës e Shijak

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga këto kontrolle dhe nuk ka asnjë gjurmë të Gjoshit apo të automjetit tip “Mercedes Benz” të llojit ‘ML’ me të cilin ai u largua.

F.m
Në kërkim të Julian Gjoshit! Policia ushtron kontrolle në
Julian Gjoshi

TIRANË- Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në zonën e Durrësit, Tiranës dhe Shijakut me qëllim kapjen e Julian Gjoshit, 27-vjeçarit që ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan. Kontrolle janë ushtruar në banesa të miqve e familjarëve të Gjoshit, ku dhe dyshohet se aim und të jetë fshehur. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga këto kontrolle dhe nuk ka asnjë gjurmë të Gjoshit apo të automjetit tip “Mercedes Benz” të llojit ‘ML’ me të cilin ai u largua.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

Poll

MOS HUMB