LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim 8 persona, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Patokut në Kurbin.
Të akuzuarit janë: Nikoll Frangaj, Flori Gjini, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Jetmir Mxhika, Shan Preçi, Artur Perdoda, Rivelino Ismajlaj. Ndërsa janë pushuar hetimet ndaj Amarildo Tucit, Florgen Gjokës, Françesko Gjokës, Anton Kolës, Mario Nikollajt, Bardhok Gijinit, Agustin Kolatës, Fatjon Frangajt, të cilët akuzoheshin për ndërtim pa leje.
Ndër të tjera, prokuroria vendosi për shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” ndaj Amarildo Tucit, Florgen Gjokës, Françesko Gjokës, Anton Kolës, Mario Nikollajt, Bardhok Gjinit, Agustin Kolës dhe Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulajt. /ZËRI