Aktualitet

Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, ishte fshehur në banesën e vëllait

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta.

I.F
Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori,
Momenti arrestimit

VLORË- 51-vjeçari Abaz Rohani që plagosi me thikë dje 41 vjeçarin Xhafer Kamberi, është arrestuar. Pas disa orësh kërkime, ai u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta. 41-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB