Aktualitet

Berat/ Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, priten rreth 600 mijë besimtarë, Policia plan masash

Në këtë pelegrinazh marrin pjesë njerëz me besime të ndryshme fetare, ndërsa në malin e shenjtë zhvillohen ritet tradicionale.

M.K.
Berat/ Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, priten rreth 600 mijë
teqeja e Abaz Aliut

BERAT- Ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj nr Malin e Tomorrit, një prej aktiviteteve më të rëndësishme fetare që zhvillohet në këtë zonë. Pelegrinazhi, i cili ka nisur më 18 gusht dhe do të vijojë deri më 25 gusht, pritet të mbledhë rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës.

Besimtarët i janë drejtuar Teqesë se Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit. Në këtë pelegrinazh marrin pjesë njerëz me besime të ndryshme fetare, ndërsa në malin e shenjtë zhvillohen ritet tradicionale.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Kuçovës dhe Skraparit, ka hartuar një plan të posaçëm masash. Synimi është garantimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i incidenteve dhe lehtësimi i qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Shërbimë shtesë policore do të jenë të pranishme në akset rrugore që të çojnë drejt Malit të Tomorrit, si dhe pranë Teqesë së Kulmakut. Në operacion do të angazhohen edhe FNSh Fier, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore, shërbimet zjarrfikëse, Spitali Rajonal Berat, pushteti vendor dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjatë ditëve të pelegrinazhit do të ketë ndryshime në iteneraret e lëvizjes, ndërsa për disa kategori mjetesh do të zbatohen kufizime.

Mjetet që ngjiten drejt Teqesë në Kulmakut do të ndjekin këtë itenerar: Rrethrrotullimi i Kombinatit -Unaza e qytetit- Rrethrrotullimi i Uznovës-Kryqëzimi i Plirëzit - Teqeja e Kulmakut.

Ndërsa mjetet që zbresin nga Mali i Tomorrit do të përdorin itinerarin: Teqeja e Kulmakut- Bargullaz-Pronovik-Poliçan -Uznovë -rruga “Antipatrea"- Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Pelegrinët që vijnë nga Çorovoda keshillohen të përdorin aksin Çorovodë-Gjerbës- Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

Nga ora 06:00 deri në 24:00, gjatë gjithë periudhës së pelegrinazhit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në disa akse, ndërsa autobusët, furgonët me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen në segmentin Plirë-Teqeja e Kulmakut-Mali i Tomorrit.

Në segmentin Plirëz–Teqeja e Kulmakut, për shkak të parametrave të rrugës, qarkullimi do të kryhet në kolonë dhe do të ndalohen parakalimet.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve dhe pelegrinëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të mos ndalojnë apo parkojnë në akset rrugore ku një gjë e tillë nuk lejohet.

Pelegrinët qëndrojnë nr çadra në Malin e Tomorrit, kryejnë ritet fetare dhe traditën e kurbanit, ndërsa shumë prej tyre ngjiten në kembë drejt majës së Tomorrit, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit.

Në Teqenë e Kulmakut janë marrë masa për sigurimin e ujit të pijshëm, ndriçimit, ambienteve sanitare dhe kushteve të nevojshme për pritjen e mijëra besimtarëve.

Gjatë ditëve të pelegrinazhit zhvillohen rite fetare në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku besimtarët luten për shëndet, mirësi dhe paqe në familjet e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB