
GREQI-Dy persona të tjerë janë arrestuar pas vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj. Dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi.
Në lidhje me krimin në pranga është vendosur edhe autori i vrasjes, 46-vjeçari, Mikel Selimaj. Viktima kishte telefonuar bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë dhe i kishte treguar se kush e qëlloi me plumb në faqe. Autori i krimit u gjet nga autoritetet në një apartament me qira ditore në zonën Glyka Nera.
Si ndodhi vrasja në Greqi
Shqiptari Altin Arapaj u qëllua me plumb në kokë nga miku i tij, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, një person me precedentë penalë për drogë. Dyshja kanë qenë brenda një vreshti në momentin që kanë debatuar me njëri-tjetrin. Dhe në një moment, Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën.
Altin Arapaj rezulton gjithashtu një person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Dyshimet janë se dyshja janë përplasur për çështje pazaresh./ZËRI