Aktualitet

FOTO/ Aksidenti tragjik në Athinë, humbin jetën tre të rinj nga Fieri

Ata udhëtonin  në një automjet me pesë persona ndërsa nga përplasja e rëndë tre prej pesë personave qe ndosheshin në automjet  nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

M.K.
FOTO/ Aksidenti tragjik në Athinë, humbin jetën tre të rinj
viktimat e aksidentit

ATHINË- Këta janë tre personat nga Fieri të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident tragjik në Glyfada të Athinës. Ata udhëtonin  në një automjet me pesë persona ndërsa nga përplasja e rëndë tre prej pesë personave qe ndosheshin në automjet  nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra. Viktimat jan të moshesh 23 dhe 26 vjeç, ende nuk është bërë publik emri i viktimës.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë të moshës 18 vjeçare u nxorën nga makina dhe u dërguan me urgjencë në spital, ku vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është intubuar, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar dëmtime të shumta. Mjekët vijojnë të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në kryqëzimin e bulevardit Poseidonos me rrugën Kalypsous. Automjeti me pesë të rinjtë brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli.  Një klient i hotelit, që ndodhej në vendin ku ndodhi aksidenti, tha se u ngrit me vrull nga shtrati rreth orës 2 të mëngjesit dhe doli në ballkon./ZËRI

Poll

MOS HUMB