GJIROKASTËR- Heroi kombëtar Çerçiz Topulli është ekspozuar në muzeun e Kalasë së Gjirokastrës, ku per herë të parë janë vendosur veshje, armë dhe sende që lidhen me figurën e tij. Por, ajo që bie në sy, është mënyra e paraqitjes së portretit të një prej figurave të rëndësishme të historisë shqiptare.
Paraqitja, imazhi që ngjan si një 'vizatim' i thjesht, apo një 'manekin', ka ngjallur kritika të forta, pasi nuk përcjell në mënyrë dinjitoze figurën e Çerçiz Topullit.
Portretizimi i tillë i një heroi kombëtar merr një tjetëe rëndësi duke pasur parasysh se muzeu vizitohet nga mijëra turistë të huaj, të cilët 'prezantohen' me figurën e Çerçiz Topullit, përmes këtij imazhi konsideruar fyes.
Ndërkohë që mbetet e paqartë edhe arsyeja se përse deri më tani, veshjet dhe armët e Topullit nuk ishin ekspozuar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë për të ndryshuar mënyrën e prezantimit, në një tjetër version, të denjë për një hero kombëtar si Çerçiz Topulli. /ZËRI