TIRANË- Rregulla të reja janë përcaktuar për procedurën e vlerësimit të automjeteve gjatë zhdoganimit. Administrata Doganore Shqiptare njofton një manul të ri, duke përcaktuar rregullat me qëllim përcaktimin sa më real dhe të drejtë të vlerës së automjeteve.
Sipas manualit të ri, çmimet reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara do të përdoren vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerës së transaksionit si dhe metodat e tjera të vlerësimit. Ndërkohë, një risi në këtë manual është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti si element në përcaktimin e vlerës. Kjo nënkupton, se më rregullat e reja, krahas të dhënave të tjera teknike do të përfshihet edhe kilometrazhi.
Doganat sqarojnë se manuali i ri nuk sjell asnjë ndryshim në mënyrën e vlerësimit të automjeteve më të vjetra, të prodhuara më shumë se 10 vjet përpara vitit aktual. Qëllimi, sipas njoftimit të Doganave, është pasqyrimi i saktë vlerën reale dhe karakteristikat e automjetit në momentin e zhdoganimit.
Njoftimi i Doganave:
Manuali i ri për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve përcakton rregullat për një vlerësim sa më real, të drejtë dhe objektiv të automjeteve.
Metoda e parë e vlerësimit është metoda e vlerës së transaksionit, e bazuar në dokumentacionin përkatës, si fatura dhe konfirmimi bankar.
Vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerës së transaksionit si dhe metodat e tjera të vlerësimit, sipas rendit të përcaktuar 1–5, Administrata Doganore i referohet çmimeve reale të publikuara online, në burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manual.
Një nga risitë është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti si element në përcaktimin e vlerës, krahas të dhënave të tjera teknike.
Qëllimi është që vlerësimi doganor të pasqyrojë sa më saktë vlerën reale dhe karakteristikat e automjetit në momentin e zhdoganimit.