Aktualitet

Aksident pranë Tomorrit, plagosen 7 persona, dy në gjendje të rëndë (EMRAT)

Pesë prej tyre morën ndihmën e parë mjekësore dhe u larguan, ndërsa Dritan Muço dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, për shkak të dëmtimeve të marra, u dërguan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

M.K.
Aksident pranë Tomorrit, plagosen 7 persona, dy në gjendje të
foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një aksident me shtatë të plagosur është regjistruar këtë të premte në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit. Automjeti, që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit.

Nga aksidenti mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerë, Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, si dhe Marko dhe Xhesika Sojati të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre morën ndihmën e parë mjekësore dhe u larguan, ndërsa Dritan Muço dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, për shkak të dëmtimeve të marra, u dërguan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Dyshohet se gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit i kanë dështuar frenat, duke bërë që të dalë nga rruga.

Policia kreu veprimet procedurale në vendngjarje, ndërsa testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit rezultoi negativ./ZËRI

Poll

MOS HUMB