TIRANË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Autoboti i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Tiranës (UKT) ka përplasur një grua që po lëvizte me motor elektrik pranë Gjykatës së Tiranës. Bëhet me dije se si pasojë e plagëve të marra qytetarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
View this post on Instagram
Mësohet se Policia ka ndaluar shoferin e autobotit, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ZËRI