Aktualitet

“500 euro për votën”/ Prokuroria e Fierit kalon çështjen nën kompetencën e SPAK

Kjo, pasi SPAK ka krijuar një task forcë në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të luftuar korrupsionin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I.F
“500 euro për votën”/ Prokuroria e Fierit kalon
Arrestimi

LUSHNJË- Një 38-vjeçar u arrestua dje në Lushnjë, pasi tentoi të blejë vota. Në pranga ra Marin Leka, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Prokuroria e Fierit lajmëron se çëshshtja ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo, pasi SPAK ka krijuar një task forcë në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të luftuar korrupsionin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Koorupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50'000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike", njofton Prokuoria e Fierit.

38-vjeçari Marin Leka, u arrestua në Lushnjë pasi dyshohet se i premtoi para një personi për t’i marrë votën. Ai u denoncua nga Muharrem Toska, i cili kallëzoi se Marin Leka me banim në Lushnjë, i kishte premtuar t’i jepte 50 mijë lekë të reja nëse ai dhe familja e tij, votonin më 11 maj koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Si "garanci" i kishte marrë kartën e tij të identitetit, që u gjet në banesën e Lekës. Leka ka pranuar që ka marrë kartën e qytetarit, e cila iu gjet në banesë, me premtimin se do i jepte para në këmbim të votës, por nuk ka treguar se për cilin subjekt politik e kërkoi votën e tij dhe të familjes. Pretendimet se vota do të shitej për Partinë Demokratike i ka hedhur poshtë selia blu që i ka konsideruar mashtrime./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB