Aktualitet

E rëndë në Itali/ I riu nga Kosova rrëmben shqiptaren, abuzon me të për 2 ditë. Si u arratis nga tmerri?

Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra.

k.m.
E rëndë në Itali/ I riu nga Kosova rrëmben shqiptaren,
Foto ilustruese

ITALI- Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra. Edhe në burg kishte përfunduar pasi kishte rrëmbyer dhe dhunuar disa herë një grua, nën kërcënimin e armës.

Sipas mediave italiane, 37-vjeçarja shqiptare, e cila dy ditë më parë arriti të arratisej nga banesa e pabanuar ku ishte mbyllur. Ajo tregoi se një person i panjohur e kishte marrë në telefon me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik. Ndaj edhe ajo doli që ta kërkonte. Kur takoi shqiptarin nga Kosova, ky i fundit i tregoi armën që kishte në brez dhe e detyroi që ta ndiqte në apartamentin ku e mbajti mbyllur për disa orë. Më pas, e dërgoi në një apartament të dytë.

Në këtë banesë, 36-vjeçari, pasi kishte pasi kishte konsumuar kokainë, nën kërcënimin e armës e detyroi gruan e panjohur të kryente marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për rreth dy orë. Vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në asnjë rrezik, ajo arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej. Për dy ditë, Policia kontrolloi disa zona të Padovës duke arritur të lokalizojë dhe identifikojë banesën ku fshihej shqiptari. Ky i fundit u vendos në pranga në orët e para të mëngjesit, teksa ishte ende duke fjetur.

Shqiptari nga Kosova ishte pa leje qëndrimi në Itali, ku kishte shkuar që në vitin 2012. Atje ishte dënuar për vjedhje, kundërshtim të forcave të Policisë dhe së fundmi, për dhunimin e një gruaje./ZËRI

Poll

MOS HUMB