Aktualitet

Pllaka me dedikim! Universiteti i "La Sapienzas" emërton hapësirat e studimit me emrin e Ilaria Sulës

Ky ishte mesazhi i Universitetit "La Sapienza" për studenten 22-vjeçare nga Terni e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Samson.

k.m.
Pllaka me dedikim! Universiteti i "La Sapienzas" emërton
Momenti

ROMË- La Sapienza, Universiteti i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ. Prezantimi u bë të hënën me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Universitetit. 

“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojmë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më,”- shkruhej në pllakën e dedikuar. Ky ishte mesazhi i Universitetit "La Sapienza" për studenten 22-vjeçare nga Terni e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Samson. Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.

Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 Prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 Mars 1935.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. 

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB